Napolin e ‘kapë’ frika, rrezik nga infektimet me COVID

Napoli njofton se kapiteni i tyre Lorenzo Insigne i është nënshtruar një testi me shtupë pasi kishte shfaqur simptoma të gripit, përcjell KosovaPost.

Partenopei kanë lëshuar një deklaratë të shkurtër në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, duke ofruar një përditësim për sulmuesin e tyre, i cili aktualisht është jashtë fushës për shkak të një lëndimi.

“Pasi vuajti nga simptoma të lehta të ngjashme me gripin, Lorenzo Insigne nuk mori pjesë në stërvitje sot”, thuhej në deklaratë.

“Ai më pas bëri një test, i cili doli i paqartë dhe tani është duke pritur për rezultatin e një testi PCR. Rezultatet priten brenda një dite”.

Napoli pret Spezian në Stadio Maradona nesër në ndeshjen e tyre të fundit të vitit 2021. Insigne humbi dy nga tre ndeshjet e fundit të Napolit për shkak të një dëmtimi në këmbë.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika