Në moshën 44 vjeçare ka vdekur ish deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Sipas raportimeve ai kishte pësuar arrest kardiak.
Për vdekjen e tij ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka shprehur keqardhje për vdekjen e tij dhe i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes dhe familjes së të ndjerit.
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shprehet kryeministri Rama.