Është ndarë nga jeta ish-shefi i sigurimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi i njohur në publik si Raketa.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes me datën 19 mars 2024 ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi – Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar, por krenar. Zemra e tij pushoft e qetë dhe pranë më të dashurve të tij. Në këto momente vetëm krenaria për të është më e madhe se dhimbja”, njoftojnë familjarët.