Sindikata e Policisë ngushëllon familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi.
“E nderuara familje Rexhepi, të nderuar kolegë dhe miq, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Samet Rexhepi. Humbja e tij është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës.”
Sindikata ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Samet Rexhepi do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e tij në shërbim të sigurisë. Qoftë i paharruar kujtimi i tij! Me respekt, Sindikata e Policisë së Kosovës”.

























