Akthi është një emocion i karakterizuar nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart, ankesa fizike, dhe ripërtypje.
Por si luftohet ankthi?
Psikologia, Fleura Shkembi, ndan disa këshilla për mënyrat se si ai trajtohet.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, psikologia sugjeron që gjithsecili nga ne të bëj minimumi 2 pauza nga 20 minuta në ditë, për të qendruar me veten dhe për tu qetësuar.
Ndër të tjera ajo thekson nevojën e të qendruarit larg nga persona që na ngarkojnë emocionalisht.
Sa momente në ditë duhet të rrimë me veten tonë?
Psikologia: E kemi me detyrim, minimumi 20 minuta dy herë në ditë ne duhet të hymë në gjendje qetësie me veten tonë, qoftë duke u relaksuar, duke bërë një dush, apo çfarë do lloj gjejë që na qetëson.
Duhet të bëjmë kujdes, sepse kur flasim me veten jemi shumë kritikë.
Në fund të ditës duhet të themi, kush ishin 3 situatat më të mira që më kanë ndodhur në jetë?
Si trajtohet ankthi?
Psikologia: Do shikojmë nivelin se ku kemi arritur, të shikojmë shkallën, ku ndodhemi, për të ditur duhet apo jo të shkojmë te mjeku.
Nëse kemi momente që ky ankth po na kufizon jetën dhe po prish cilësinë e jetës, atëherë duhet të takojmë një profesionist.
Mund të jetë një psikolog klinik, i cili gjykon nëse do shkojmë te psikiatri, në rast kur ka nevojë për një medikament. Ose nuk kemi arritur në atë pikë, ti do të trajtohesh me terapi. Janë të dyja variantet. Ka njerëz që nuk duan të trajtohen, sepse u pëlqen vëmendja dhe kujdesi që marrin nga të tjerët.
Duhet të punojmë me veten. Duhet të gjejmë fokusin e balancës donë. Ne e kemi humbur balancën në të gjitha dimensionet.
Kemi njerëz që vrapojnë, për të ndihmuar të terët sepse ashtu ndihen të rëndësishëm, por nuk merren me veten.
Ka njerëz të tjerë që punojnë shumë e harrojnë të kthehen nga vetja, sepse duke bërë punë ndihen më të rëndësishëm.
Si kthehemi nga vetja?
Psikologia: Trupi, truri, emocionet, shpirti ta tregon se ka një gjë që nuk shkon mirë. Ndalo, stop, merr frymë. Pyete veten dhe unë e bëj një gjë të tillë, punoj shumë fortë dhe kur shoh se humb fokusin dhe balancën, ndaloj dhe nuk bëj asgjë. Sidomos fundjavën, që mos tremb as trupi, as shpirtin, as trupin.
A e gënjejmë veten?
Psikologia: Nuk duhet të gënjejmë veten. Duhet ta pyesim veten seriozisht, se për çfarë ka nevojë. Luks nuk do quaja nëse kalon 2 apo 3 orë me njerëz që nuk t ngarkojnë emocionalisht. Duhet t’i themi stop njerëzve që na ngarkojnë emocionalisht.