Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot në pikën dogan ore në Han të Elezit është parandaluar një tentim kontrabandimi i medikamenteve, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në automjetin që është kontrolluar janë gjetur medikamente të padeklaruar e të fshehura në gomat rezervë.
“Llojet e medikamenteve të gjetura përfshijnë: OZEMPIC 1mg – 45 pako, TRESIBA 5X3 ml – 20 pako, RYZODEG 5X3 ml – 10 pako, NOVOMIKS 5X3 ml – 20 pako, JARDIANCE 10 mg – 20 pako, RYBELSUS 14 mg – 8 pako, RYBELSUS 7 mg – 1 pako, RYBELSUS 3 mg – 1 pako”, thuhet në njoftim.