Të mërkurën, një kamion me targa të Serbisë është ndalur në Bërnjak të Zubin Potokut, ku gjatë kontrrollit iu janë gjetur disa akumulatorë dhe pjesë për vetura.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor.
“Bërnjak, Zubin-Potok / 15.01.2025 – 14:50. Është ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit iu gjetën disa akumulatorë dhe pjesë për vetura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa kamioni me mall është dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.