Një kosovar ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në territorin e Kosovës.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është intervistuar, por me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, përcjell teve1.info.
“Kamenicë 11.04.2024 . I dyshuari mashkull kosovar me një veturë me targa vendore, ka kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Serbisë dhe ka hyrë në territorin e Republikes se Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.