Në shënim të hapjes së fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë, përcjell KosovaPost.
Me sloganin “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, kjo fushatë e filluar sot, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.
Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë.
Kujtojmë se sot ka filluar fushata sensibilizuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore”. Ministria e Drejtësisë ka planifikuar mbi 80 aktivitete në kuadër të fushatës. Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka thënë se puna në adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet, vazhdon përditë.


























