Ndeshja Spanjë – Kosovë luhet sonte në orën 20.45 në Sevilla, ndeshje e vlefshme e xhiros së tretë të grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollistët e Kosovës synojnë befasinë me të madhe, të nxjerrin pikë në Sevilla.
Kosova është në grup me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Spanja – Kosova
Stadiumi në Sevilla.
Gjyqtar: J. Kehlet (Danimarka).
Spanja: Simon, Llorente, Garcia, Martinez, Alba, Busquets, Koke, Pedri, Torres, Morata dhe Olmo.
Kosova: Ujkani, Aliti, Dresheviq, Vojvoda, Kololli, Kryeziu, Halimi, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Muriqi.