Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian zhvillohet të shtunën më 18 nëntor në ora 20:45.
“Është përcaktuar vendi i ndeshjes së fundit të kombëtares së meshkujve në shtëpi në vitin 2023. Ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Kosovës do të zhvillohet në St.-Jakob-Park. Shitja paraprake e biletave fillon më 20 tetor në orën 14:00, online nëpërmjet www.ticketmaster.ch”, thuhet në njoftimin e federatës.
Kosova me gjashtë ndeshje të zhvilluar ka grumbulluar vetëm katër pikë me katër barazime e dy humbje.
Nga ana tjetër skuadra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit kanë katër fitore e tri humbje


























