Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-gazetarit dhe komentatorit sportiv, Milaim Krasniqit, RTK-Radio, do të organizojë një ndeshje revyale mini-futbolli me gazetarët e sportit nga RTSH, aktivitet që do të mbahet sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.
Krasniqi kishte lindur në Makoc të Prishtinës më 1 qershor 1969. Studioi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e kishte filluar në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”. Punoi edhe në Televizionin “AA”
Në vitin 2001, Krasniqi punësohet në Radio Kosovë, medium në të cilin punojë deri në ditët e fundit të jetës.
Gjatë kësaj periudhe ai kishte komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.
Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.
Milaimi i njohur si ‘Mili’ do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
Krasniqi ndërroi jetë me 16 dhjetor 2022.