Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur me vendimin e qeverisë për ndryshimin e masave ndaj mallrave serbe, transmeton KosovaPost.
Ai është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.
“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.
“Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ambasadori Hovenier.