Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshimin e projekt-rregullores për Zyrën e Kryeministrit, ku parashihet edhe rritja e numrit të këshilltarëve politikë nga gjashtë në dhjetë.
Por, zëdhënësi Përparim Kryeziu tha se ky ndryshim është vetëm për pesë ministri të cilat janë bashkuar dhe shkrirë.
“Bëhet fjalë për shtimin e kapaciteteve njerëzore brenda kabineteve të pesë ministrive që janë fuzionuar. Ky ndryshim ka për qëllim me iu përgjigj në këto ministri kur janë shkri është rritë nevoja për përgjegjësitë. Në këto ministri nga gjashtë numri i këshilltarëve ngritet në 10”, tha Kryeziu në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë./KP