Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ambasadori i OKB-së: Trump po shqyrton goditjen e qendrës së naftës në Iran

    Kurti për Habermasin: Mbronte idenë e një Evrope të bashkuar

    Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

    Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

    Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë për rrëzimin e dronëve iranianë është Zelensky”

    Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

    Shqipe Mehmeti Selimi uron Rexhep Selimin për ditëlindje nga Haga: “Kemi shumë mall dhe krenari për ty”

    Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

    Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar, projekte të mëdha e punë të mira na presin

    15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Në komunat me shumicë serbe, rritet kërkesa për pasaportën e Kosovës

31 Tetor 2023, 14:56
në Lajme
Në komunat me shumicë serbe, rritet kërkesa për pasaportën e Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë është rritur kërkesa për pasaportën e Kosovës, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Interesi është veçanërisht i dukshëm në komunat në veri të vendit.

Në periudhën nga 1 janari 2023 deri më 30 korrik 2023, numri i kërkesave për pasaportë të Kosovës është rritur për 97% në Leposaviq krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më shumë se 50% më shumë interesim është shënuar në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok.

Pse është rritur interesimi?

Disa pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, të cilët janë intervistuar nga ekipi i REL, thonë se janë të interesuar të pajisen me pasaporta në mënyrë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së që janë në zonën Shengen.

Një nga arsyet për një gjë të tillë, thonë ata, është se janë të përjashtuar nga regjimi pa viza të Serbisë, pra nuk munden dhe nuk do të mund të udhëtojnë në vendet e zonës Shengen me pasaportat e lëshuara nga Serbia.

Kështu, Jellena nga Graçanica, komunë e banuar me shumicë serbe afër Prishtinës, thotë se këtë javë do të shkojë të marrë pasaportën e Kosovës në mënyrë që të mund të udhëtojë lirshëm në vendet e zonës Shengen.

Në një prononcim për redaksinë, kjo njëzet e pesë vjeçare thotë se do të jetë pasaporta e saj e parë.

“Nuk më duhej deri tani, kur nuk mund të udhëtoja pa vizë dhe nuk kisha nerva të prisja në radhë para ambasadave”, thotë ajo.

Në prill të këtij viti, Parlamenti Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dhe kjo e rriti vlerën e pasaportës së Kosovës për disa pjesëtarë të komunitetit serb.

Në mesin e tyre është edhe Vllada nga Graçanica. Ai thotë se pasaportën e Kosovës e ka marrë rreth njëzet ditë më parë dhe shton se tashmë ka planifikuar një udhëtim në Portugali në mes të janarit të vitit të ardhshëm.

Edhe serbët e veriut “nuk kanë asgjë kundër” pasaportës së Kosovës

Mirjana nga Mitrovica e Veriut, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk ka pasaportë të Kosovës, por shton se po mendon ta marrë një të tillë.

“Të jem e sinqertë, nëse kjo (pasaporta e Kosovës) e bën të mundur dhe e bën më të lehtë udhëtimin, pse jo? Të gjithë e dimë se me çfarë përballen qytetarët e Kosovës kur bëhet fjalë për udhëtime, ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese”, thotë Mirjana.

Serbët nga Kosova kanë të drejtën e pasaportës së Serbisë, e cila ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009. Mirëpo, me kërkesë të BE-së, është dashur të formojë një Administratë Koordinuese për lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë.

Regjimi pa viza nuk vlen për pasaportat e tilla, pra serbët nga Kosova me pasaportë serbe nuk mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë.

Po ashtu, në prill të këtij viti, KE-ja ka theksuar se liberalizimi i vizave i miratuar për Kosovën vlen vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Për këtë arsye, Aleksandra nga Mitrovica Veriore planifikon të marrë pasaportën e Kosovës, në mënyrë që të mund të udhëtojë lirshëm nga 1 janari 2024.

“Mendoj se duhet ta bëj sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët ka bërë të ditur se janë duke punuar në gjetjen e zgjidhjes për ata pjesëtarë të komunitetit serb që nuk duan të marrin pasaportën e Kosovës.

“Ne kemi kohë deri më 1 janar për ta zgjidhur atë problem dhe besoj se do ta zgjidhim atë problem”, tha Vuçiq.

Kosova nuk i njeh pasaportat e Administratës Koordinuese të Serbisë sepse i konsideron ato të lëshuara nga “institucione paralele ilegale”.

Fushata e Qeverisë së Kosovës në zona serbe

Qeveria e Kosovës në fillim të tetorit ka nisur fushatën për liberalizimin e regjimit të vizave, në kuadër të së cilës qytetarët informohen se sa kohë mund të qëndrojnë në vendet e zonës Shengen, çfarë dokumentacioni u nevojitet, cilat janë pasojat nëse ata thyejnë rregullat, dhe të ngjashme.

Një fushatë e tillë është mbajtur edhe në Graçanicë më 24 tetor, ndërsa deri në mes të nëntorit duhet të mbahet edhe në komunat tjera me shumicë serbe, duke përfshirë edhe ato në veri të Kosovës.

Megjithatë, Zyra e Komisionarit për Gjuhët, që funksionon në kuadër të Kryeministrisë, ka paralajmëruar se gjatë kësaj fushate duhet respektuar dygjuhësia e plotë.

Përveç shqipes, në Kosovë është në përdorim zyrtar edhe gjuha serbe. Zyra e Komisionarit ka thënë se gjatë fushatës informuese për liberalizimin e vizave në Graçanicë është vendosur një billbord me informacione të përgjithshme vetëm në gjuhën shqipe.

Gëzim Dushi, zyrtar për media në Qeverinë e Kosovës, tha se fushata po zbatohet në gjithë territorin e Kosovës dhe se po shpërndahen fletushka në gjuhën serbe dhe angleze. Nuk specifikohet pse informacioni në billbord nuk është i shkruar në të dyja gjuhët zyrtare.

Dushi vlerësoi se njerëzit kryesisht ishin të informuar për rregullat e regjimit pa viza.

“Ajo që kemi vënë re te qytetarët është se ka një interesim të madh për të udhëtuar nëpër Evropë. Ata duan të marrin më shumë informacion, që të mos ketë pengesa apo ndalesa gjatë udhëtimit”, tha ai.

Rruga e Kosovës drejt liberalizimit të vizave

Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë regjim vizash që nga dhjetori i vitit 2009 dhe Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina kaluan në të ashtuquajturën listë të bardhë Shengen në dhjetor të 2010-s.

Procesi i liberalizimit me Kosovën ka zgjatur më së shumti në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Kosova i plotësonte të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por disa shtete anëtare të BE-së e bllokuan procesin.

Më në fund, më 18 prill 2022, Parlamenti Evropian miratoi një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, me të cilin përfundoi të gjitha procedurat përkatëse të vendimmarrjes. Në përputhje me tekstin e dakorduar të vendimit, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen nga 1 janari 2024.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ambasadori i OKB-së: Trump po shqyrton goditjen e qendrës së naftës në Iran

Ambasadori i OKB-së: Trump po shqyrton goditjen e qendrës së naftës në Iran

19 minuta më parë
Kurti për Habermasin: Mbronte idenë e një Evrope të bashkuar

Kurti për Habermasin: Mbronte idenë e një Evrope të bashkuar

23 minuta më parë
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen edhe me armë sulmi, kjo më shqetëson

2 orë më parë
Venezuela i përgjigjet Trumpit, pas paralajmërimeve për mbylljen e hapësirës ajrore

Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë për rrëzimin e dronëve iranianë është Zelensky”

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH