Në kremtimin e Ditës së Republikës Srpska, përveç zyrtarëve të lartë serbë, ka marrë pjesë edhe djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq.
Ai mori pjesë në një paradë ceremoniale të organizuar për nder të 33 vjetorit të Ditës së Republikës, raporton RTRS.
Për kujtesë, dje u shënua Dita e Republikës Srpska (RS), ose 33 vjet nga themelimi i saj.
Ndonëse Gjykata Kushtetuese e BeH e shpalli Ditën e RS-së si jokushtetuese dhe pavarësisht paralajmërimeve të shumta ndër vite nga Përfaqësuesja e Lartë në BiH dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë që theksojnë se Dita e Republika Srpska është antikushtetuese, Banja Luka zyrtare nuk heq dorë nga festimi i 9 janarit.
Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, e ka shënuar të enjten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese. Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar kishte bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese.
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës nuk i është përgjigjur pyetjeve së Radios Evropa e Lirë nëse është nisur ndonjë hetim në lidhje me shënimin e kësaj dite këtë vit, dhe nëse është bërë ndonjë gjë në lidhje me shënimin e saj vitin e kaluar, kur siç thuhet, ajo kishte vëzhguar aktivitetet e saj.
Në paradën e së enjtes morën pjesë, ndër të tjera, përfaqësues të njësive publike dhe të shërbimeve të shpëtimit, anëtarë të çmobilizuar të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe studentë.
Në mesin e zyrtarëve që morën pjesë, ishin edhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq.g.e.


























