Aktiviteti i Qendrës për Hapje dhe Dialog, ngjiti në skenën e teatrit “Petro Marko” aktorët Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Rozeta Ferri dhe Artan Islami, të cilët performuan vargjet lirike të poetit vlonjat, në shoqërinë e muzikës së Aulon Naçit në piano, shoqëruar nga kuarteti i harqeve: Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola, Dorina Laro dhe në fyell e cylë dyjare Vendim Kapaj dhe e sopranoja Suada Gjergji.
Ideueset Rozeta Feri dhe Driada Dervishit tregojnë ngasjen artistike të titulluar “Ah ky mall, ky mall i çmendur”.
Për Yllka Mujon dhe Viktor Zhustin, Ali Asllani, i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, burrërisë e dashurisë.
Organizatorët dhe artistët vlerësuan veçanërisht interesin e lartë të publikut në sallën e “Petro Markos”. Eventi artistik është vlerësuar edhe nga nipi i Ali Asllanit, i pranishëm, Ardian Asllani. A.K./TemA