Një person është arrestuar pasi i janë gjetur disa armë, municion, pajisje ushtarake e gjëra tjera të ndaluara në shtëpinë e tij në Leposaviq.
Sipas një njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore për të ofruar rend e siguri, në pjesën veriore të vendit, konkretisht në pjesën malore të një fshati të Leposaviqit, kanë hasur një person të dyshuar me një pushkë gjuetie me municion.
Ndërkaq, për rastin është njoftuar prokurori, me akt-vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.