Në muret e një qendre islamike në perëndim të Francës, janë pikturuar imazhe islamofobe, raporton Kosova Post.
Sipas mediave franceze, këto akte fyese ndaj qendrës islamike në fjalë, kanë ndodhur në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë deri në fillimin e Ramazanit, sipas raportit, muret e qendrës në qytetin perëndimor francez Rennes u sulmuan me shkrime islamofobe.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, si dhe kryetari i bashkisë dhe një senator nga qyteti i Rennes, dënuan incidentin.