Themeluesi i Odës së Investitorëve të Turqisë në Kosovë, Kevork Arek Findıklıyan, foli për KP me rastin e themelimit të dhomës së re të biznesit Turko-Kosovar, përcjell Kosova Post.
Kryetari Kevork Arek Findıklıyan tha për Kosova Post se një nga objektivat kryesore të kësaj Ode do të jetë mbështetja e investitorëve të mundshëm nga Turqia, për të eksploruar mundësitë e investimeve dhe shkëmbimit tregtar për dhe nga Kosova.
Ai ka treguar se kjo dhomë biznesi do të shërbejë si një katalizator për përparimin, një platformë që nxit bashkëpunimin, inovacionin dhe sipërmarrjen.
Me këtë rast, ai tha se Kosova do të bëhet vendi më konkurrues në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për Investimet e Huaja Direkte.