Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës një nënë nga Podujeva ka lindur katërnjakë.
“Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçe, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.