Në shkollën e Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Tetovë është mbajtur aktivitet me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në gjuhën turke.
Në aktivitet ka marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM) Numan Kurtulmuş, ambasadori turk në Shkup Fatih Ulusoy, anëtar i Bordit të TMV-së Mahmut Özdil, deputetët turq në Maqedoninë e Veriut Salih Murat dhe Beycan Ilyas, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, përfaqësues të institucioneve vendase dhe turke në vend, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Özdil, në fjalën e tij gjatë aktivitetit, kujtoi se TMV ka nisur aktivitetet para rreth 8 vitesh dhe tha se synojnë të ndajnë përvojën e Türkiyes në fushën e arsimit me vendet mike dhe vëllazërore.
“Sot, fatmirësisht, kemi më shumë se 50 mijë nxënës, në më shumë se 500 institucione arsimore në 55 vende. E gjithë kjo ndodhi me mbështetjen e madhe të të gjitha autoriteteve të Republikës së Türkiyes si dhe ambasadave tona. Dua të falënderoj shumë secilin prej jush”, tha ai.
Pas fjalimit të Özdilit, kryeparlamentari turk Kurtulmuş mbajti një fjalim para të pranishmëve.
Në kuadër të aktivitetit, nxënësit e Shkollës Ndërkombëtare Maarif në Tetovë performuan valle folklorike nga Türkiye dhe Maqedonia e Veriut.
Kurtulmuş arriti të shtunën në Shkup për një vizitë treditore së bashku me një delegacion në të cilin bëjnë pjesë nënkryetari i Grupit Parlametar të AK Partisë, Bahadır Yenişehirlioğlu, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Türkiye-Maqedoni e Veriut, deputeti i AK Partisë Ahmet Kılıç, deputetët e AK Partisë, Kayhan Türkmenoğlu dhe Yusuf Ahlatcı, nënkryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Türkiye-Maqedoni e Veriut, deputeti i CHP-së Vecdi Gündoğdu, deputeti i MHP-së, Fevzi Zırhlıoğlu, deputeti i Partisë Saadet, Mustafa Bilici.