Në Spitalin e Pejës, 58 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar , prej tyre 31 janë në oksigjenoterapi, një në respirator kurse 8 janë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë nga Spitali i Pejës:
58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP).
Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
13 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake.
447 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,886, analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione.