“Forumi Ndërkombëtar Ballkanik” u organizua nën koordinimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Koordinimit të Shoqërisë Civile (USKOM) dhe me mbështetjen e Fondacionit të Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), transmeton Kosova Post.
Sipas deklaratës së IHH, manifestimi i mbajtur në Qendrën Kulturore Neslişah Sultan të Komunës Fatih-it në Stanboll mblodhi së bashku përfaqësues të 21 organizatave joqeveritare, politikanë të ndryshëm, akademikë dhe dhjetëra deputetë romë nga 10 vende të Ballkanit.
Në forum, u diskutuan çështje të tilla si problemet me të cilat përballen romët në gjeografinë ballkanike dhe evropiane dhe sugjerimet për zgjidhjen e tyre, puna e mundshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, hapat që mund të ndërmerren për mbrojtjen e të drejtave të romëve dhe zhvillimi i projekteve të bashkëpunimit në shumë fusha si për arsimin, kulturën, artin dhe politikën.
Në fjalimin e tij në forum, presidenti i USKOM-it, Yusuf Ziya Dönmez, vuri në dukje se ngjarja ofron një mundësi të rëndësishme për të dëgjuar zërat e komuniteteve rome dhe për të adresuar sfidat me të cilat përballen.
Dönmez tha, “Pasuria e kulturës rome ka fuqinë të formësojë jo vetëm të kaluarën, por edhe të ardhmen e tyre ku ata jetojnë. Zërat e secilit prej nesh, të kombinuara me solidaritetin dhe dashurinë, do të krijojnë një ndryshim. Shpresoj se ky forumi do të jetë një pikë kthese në ngritjen e zërit të romëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre” tha ai.
Anëtari i Bordit të IHH-së, Osman Atalay, deklaroi se zgjidhja e problemeve sociale dhe kulturore të qytetarëve romë në shumë vende të Ballkanit po përparon ngadalë.
Duke vënë në dukje se komuniteti rom, i cili ka një potencial të vlefshëm me popullsinë e tij të re dhe energjike në Evropë dhe Ballkan, përballet me probleme diskriminimi në politikë, arsim, strehim, shëndetësi dhe punësim dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore,
Atalay tha, “Institucionet joqeveritare duhet të kujtojnë komunitetin e harruar rom në politikat e tyre të ndihmës humanitare.”
Në fund të programit pjesëmarrësve iu ndanë dhurata.