Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet që do të mbahen me rastin e ditës memorial të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri.
Në homazhe pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Agjenda e publikuar nga Policia:
Ora : 10:00 – Homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë kryerje të detyrës, (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë).
Ora : 13:00 – Homazhe pranë pllakës përkujtimore në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri, (Zupç – Zubin Potok).
Ora : 14:00 – Gara profesionale të kërcimit në nderim të policëve të rënë në kryerje të detyrës (Liqeni i Ujmanit – ura e parë)