Rasti ka ndodhur në Prishtinë, në rrugën ‘Ilir Konushevci’, ndërsa është cilësuar si “vrasje në tentativë”, shkruan Kosova Post.
“Rr. Ilir Konushevci , Prishtinë 01.06.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit” – thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Policia sqaron se rasti është nën hetime./KosovaPost/