Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i është rrëmbyer djali i saj dhe është mbajtur derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro.
“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartcekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€. Për rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.