Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, në një intervistë për median boshnjake “Istraga” deklaron se ai së bashku me familjen e tij ndjehet më i sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.
Ai e ka cituar edhe Oliver Ivanoviq se “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.
























