Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur firmosjen e marrësveshjes së tarifave Roaming në Tiranë, duke e cilësuar atë si mundësi të shkëlqyer për njerëzit, bizneset dhe turizmin.
“Me marrëveshjen e sotme, operatorët e telekomit do të nisin uljen e tarifave të roamingut të të dhënave ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga viti i ardhshëm.
Kjo është e mirë për biznesin dhe turizmin. Është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për t’i afruar njerëzit”- shkroi Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen në Twitter.