Nënshkruhen kontratat 21 milionëshe për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratave me vlerë prej 21 milionë eurove për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë. Aliu ka bërë të dityur e kjo rrugë ka katër korsi dhe është e ndarë në katër llote, përcjell KosovaPost.

Sipas ministrit Aliut, kjo rrugë do të ndikojë në jetën e mijëra banorëve.

“Tashmë janë nënshkruar kontratat për fillimin e ndërtimit të Rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc. Rruga është me katër korsi, e ndarë në 4 llote, dhe përshkon gjatësi totale prej 12.8 km, rrugë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillim ekonomik të vendit. Po e realizojmë edhe një zotim tjetër”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika