Analisti, Zejnullah Jakupi, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përballet me një situatë të vështirë politike dhe mund të mos i mbetet tjetër rrugë përveç kërkimit të azilit, nëse tensionet e brendshme vazhdojnë të rriten.
Sipas tij, Vuçiq nuk ka hequr dorë nga taktikat e tij, duke përfshirë referendume të debatueshme dhe ushtrimin e presionit ndaj popullit dhe demonstruesve, njofton Klankosova.tv.
“Nuk ka hequr dorë Vuçiq, dhe pse nuk ka hequr dorë, e tregon edhe opozita, që i tha se, nëse fillon me referendume dhe ushtron dhunë ndaj popullit, ndaj demonstruesve, atëherë vendi i vetëm i sigurt që i mbetet është të kërkojë azil në një vend ku ai dëshiron”, tha Jakupi, në emisionin “Kosova Today”, në Klan Kosova.
Për më tepër detaje, ndiqeni videon e mëposhtme: