Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i fillimit të punimeve në Rrugën “Xhorxh Bush”.
Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 09:00, përcjell KosovaPost.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë: Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama; Drejtori i Transformimit, Gezim Kastrati; Drejtori i Urbanizmit, Florent Maliqi dhe Drejtori i Planifikimit, Arber Sadiki.
























