Nesër prezantohet mësimi gjithëditor në pesë shkolla të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë për medie, me ç’rast do të prezantohet programi i ri i mësimit gjithëditor në pesë shkollat e kryeqytetit.

Sipas njoftimit, kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëkurrikulare, thellimit në lëndët mësimore dhe ofrimit të mbështetjes më të madhe për prindërit.

Ndryshe Shkollat e kryeqytetit që do të fillojnë më mësimin tërëditor  nga shtatori i këtij viti janë: “Faik Konica”,  “Xhemail Mustafa” shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”.
 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika