Kryeministri izraelit në një takim me funksionarët ushtarakë dhe të inteligjencës ka theksuar se përballja me Iranin atomik është detyra më e madhe e këtij regjimi, transmeton KosovaPost.
Beniamin Netanjahu, kryeministri izraelit, në këtë takim ka theksuar: “Përballja me Iranin atomik është puna jonë më e madhe”.
Sipas gazetës izraelite “Yediot Aharonot” ka shkruar se Netanjahu në takim me funksionarët e ushtrisë dhe inteligjencës izraelite, ka folur me rastin e 73 vjetorit të themelimit të shtetit izraelit në territoret e pushtuara të Palestinës.
Netanjahu me këtë rast deklaroi: “Beteja kundër Iranit dhe forcave të mbështetura nga Iranit dhe pengimi i Iranit që të bëhet një fuqi atomike, është puna jonë më e madhe, mirëpo rrethanat e sotshme nuk do të thotë se edhe nesër do të vazhdojnë kushte të tilla”.
Beny Gantz, ministri i luftës së izraelit, gjithashtu ka thënë se ushtria e këtij regjimi do të vazhdojë të forcojë kapacitetin e vet për t’u përballur me çfarëdo kërcënim ndaj shtetit izraelit. Ai pretendoi: “Në të ardhmen e afërt, ne do të përballem i me kërcënime dhe sfida të ndryshme, në luftën kundër virusit Korona që akoma nuk dihet se çfarë do të na presë, si dhe jemi duke forcuar pozicionet tona kundër Iranit i cili konsiderohet një kërcënim për Izraelin dhe botën”.