Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar një propozim të Hamasit për t’i dhënë fund luftës me kusht lirimin e robërve dhe tërheqjes së forcave izraelite nga Rripi i Gazës.
Netanyahu, i cili është nën presionin e brendshëm në rritje për t’i sjellë robërit në shtëpi, tha se pranimi i kushteve të Hamasit do të nënkuptonte lënien e grupit të armatosur “të paprekur” dhe se ushtarët e Izraelit “kishin rënë kot”.
Ai tha: “Unë hedh poshtë plotësisht kushtet e dorëzimit të monstrave të Hamasit”, tha Netanyahu të dielën./KosovaPost/