Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi kabinetin e tij qeveritar se gjatë muajve të fundit ka patur një “rënie dramatike”, siç e cilësoi ai, të furnizimeve me armë nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa ushtria vijon operacionet në Gazë.
“Unë e vlerësoj shumë mbështetjen e Presidentit Biden dhe të administratës amerikane për Izraelin.
Që nga fillimi i luftës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ofruar një mbështetje shumë të rëndësishme me paisje mbrojtëse dhe armë të tjera.
Por rreth 4 muaj më parë ka patur një rënie dramatike të furnizimeve me armë nga Shtetet e Bashkuara për Izraelin.
Ne u jemi drejtuar miqve tanë amerikanë me një kërkesë për të përshpejtuar dërgesat, ne e bëmë atë me zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të rangut më të ulët.