Lojtari brazilian, i cili iu bashkua Al-Hilal në gusht 2023 nga PSG, dëmtoi ligamentin e kryqëzuar më 17 tetor 2023 me Brazilin në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Uruguait.
Ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje për klubin saudit.
I përlotur lajmëroi rikthimin e tij.
“Ajo që dua më shumë në jetë është të luaj futboll. Vuaj çdo ditë kur jam larg futbollit. Kjo është ajo që më dhemb më shumë. Ardhja ime në Al-Hilal, lindja e vajzës sime. E gjithë kjo ndodhi dhe ishte një vit i mrekullueshëm, dhe më pas e kuptova që ishte serioze gjërat më të rëndësishme në jetën time”, tha ai për mediat braziliane.
Neymar ka udhëtuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë kundër Al-Ain, e cila fillon në orën 18:00.
Ai është paguar 100 milionë euro në sezon, ndërsa deri tani ka luajtur për Santos, Barcelona dhe PSG.
Ky lojtar ka 128 paraqitje dhe 79 gola për Brazilin.