Një grua nga Malisheva ka përfunduar në QKUK për tretman mjekësor si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.
“Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.