Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgim nga një muaj ndaj gjashtë të pandehurve, të cilat kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Në njoftim thuhet se “Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës – Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 ndaj të pandehurve: D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag. 1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se “i pandehuri D.H., më datë 03 janar rreth orës 04:00 e mëngjesit, në afërsi të lokalit të tij “K….C….”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “K……C……..,”, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën “……..” ………., me targa angleze, për t’u larguar në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri ka shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme. Si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., ndërron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”.
“I pandehuri D.H., deri më datën 03 janar 2023, e ka pasur në posedim një armë zjarri, deri më tani i tipit të panjohur, të cilën e përdor duke shtënë – përshkuar sime lartë. Ipandehuri D.H., më datë dhe kohë të përshkruar si më lartë, e heq pajisjen e DVnga lokali i tij “K……C……”, ku kanë nisur mosmarrëveshja e përshkuar si të lartcekura. me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të incizimeve në lokal që do të shërbenin në procedurën penale”.
“Të pandehurit A.V., B.M., J.B., K.G., dhe E.A., më datë 03 janar rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lokalin “K……C……”., marrin pjesë në rrahje pronë e të pandehurit D.H., e cila gjendet në rrugën magjistrale Prizren – Zhur, e cila rezulton me shkaktimin e lëndimeve të rënda për të dëmtuarin R.Sh.”, thuhet në vendimin e Gjykatës
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të të fshihen apo të ipen në arrati me qëllim të shamngies nga përgjegjësia penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri të pandehurit mund të të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.