Moderatorja Kiara Tito ka marrë mbrëmjen e djeshme propozimin për martesë live në ‘Big Brother’ nga partneri i saj, Luiz Ejlli i cili më herët e kishte nisur me shaka duke u sjell ftohtë dhe madje duke i folur për ndarje.
Kiara për ‘Fun Club’ pas eleminimit ka treguar se si e përjetoi momentin e propozimit.
‘Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.
Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?


























