Policia e Kosovës ka njoftuar se prej sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.
Policia ka theksuar se pajisjet dimërore shoferët duhet t’i kenë në vetura, nga data 15 nëntor e deri më 15 mars.
Policia ka bërë apel për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror.