Nga sot, qytetarët e Bashkimit Evropian nuk do të jenë më në gjendje të përdorin kartat e identitetit për të hyrë në Britaninë e Madhe, sepse hyn në fuqi përdorimi i detyrueshëm i pasaportave, si një nga pasojat e fundit të Brexit, transmeton Kosova Post.
Ministria e Brendshme Britanike, ka deklaruar se këto ndryshime do të bëjnë të mundur parandalimin e bandave të organizuara kriminale dhe personave të tjerë keqpërdoruesit e sistemit, sepse sipas tyre, kartat e identitetit janë një dokument jo i sigurt sa duhet.
Sipas ministrisë, 48% e dokumentevenë vitin 2020 në kufirin britanik ishin zbuluar karta të identitetit evropian ose zvicerane të rreme.
Ato dokumente janë më të lehta për tu falsifikuar sesa pasaportat, thonë nga ministria, duke shtuar se disa nuk kanë të dhëna biometrike.
“Ne duhet të luftojmë kriminelët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendin tonë duke përdorur dokumente të rreme,” deklaroi Ministri i Brendshëm Priti Patel.
Ai shtoi se duke hequr përdorimin e kartave të pasigurta të identitetit, Britania po forcon kufirin e saj dhe po i përgjigjet “dëshirës së njerëzve për të rimarrë kontrollin e sistemit të emigracionit”.
Masa e re, e shpallur një vit më parë, është pjesë e një plani të ri të madh të imigracionit që synon futjen e kontrolleve më të rrepta të premtuara nën Brexit.
Përjashtimet e vetme për kartat e identitetit të detyrueshme janë shtetasit irlandezë, si dhe shtetasit e BE -së ose Zvicrës që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata mund të vazhdojnë të përdorin kartat e identitetit deri më 31 dhjetor 2025.sh.o./Kosova Post/