Kroacia ka kaluar në epërsi në minutën e 54’ në ndeshjen ndaj Italisë.
Rezultati qëndron 1:0, për Kroacinë, shkruan kk.
Ishte Luka Modriq ai që dha një fije shprese për kroatët, për të kaluar më tej në Kampionatin Evropian.
Vetëm disa minuta më parë Modriqi dështoi të shënonte nga pika e bardhë, por u rikthye edhe më fuqishëm, duke realizuar golin e epërsisë për kroatët.