Francis Ngannou mundi Stipe Miocic-in për të fituar titullin në Kampionatin e Lartë të Luftimit (UFC) në pesha të rënda me nokaut në Las Vegas, në ngjarjen kryesore UFC 260 të shtunën vonë, transmeton Kosova Post.
Në fillim të raundit të dytë, Ngannou, i lindur në Kamerun dha një goditje të drejtpërdrejtë me grusht, duke e rrëzuar Miocic-in në tokë. Ngannou i dha një tjetër grusht të fuqishëm, por ndeshja tashmë kishte marrë fund, duke u bërë kampioni i ri i botës në pesha të rënda në UFC.
“Nuk e di nëse mund të gjej fjalë për ta shprehur këtë, por kam një ndjenjë mahnitëse”, tha Ngannou pas dyluftimit.
Tre vjet më parë, Miocic fitoi dyluftimin kundër Ngannou-t me një vendim të njëanshëm.(AA)