Është ngritur një aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme zjarri, njoftoi BBC të enjten.
Ai përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës së zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan.
Kjo nënkupton se kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale në SHBA.
Sipas kushteve të marrëveshjes, ai do të akuzohej për dy kundërvajtje si për dështimin për t’i paguar taksat me kohë në vitet 2017 dhe 2018.
Për më tepër, ai do të ishte detyruar ta pranojë akuzën për armëmbajtje të paligjshme.
Kjo aktakuzë është e para e ngritur nga prokurori i posaçëm Davis Weiss, i cili u emërua në gusht nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.
Weiss kishte thënë më parë se synonte të ngrinte aktakuzë ndaj Hunter Bidenit deri më 29 qershor.
Telashet ligjore të Bidenit të ri janë bërë çështje tejet kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara, në kohën kur babai i tij po kërkon të rizgjidhet president.
























