Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndaj N.C., gardiane në burgun e Lipjanit në kohën e luftës.
Sipas komunikatës së prokurorisë, N.C., gjatë periudhës 1998-1999, në cilësinë e personit zyrtar-gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan, në bashkëkryerje me zyrtarë të tjerë të burgut, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës.


























