Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z.
Përmes një njoftimi të Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se aktakuza kundër dy të pandehurve është ngritur për shkak të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.tg.