Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, bëri të ditur se sot filloi asfaltimi i një segmenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë, me gjatësi prej 800 metrave e me gjerësi 7.5 metra, përcjell Kosova Post.
Durmishi ndërkaq theksoi se do përkushtohemi që punët të ecin me ritëm të shpejtë meqë jemi në prag të verës.
“Sot, filluam me shtresën e parë të asfaltit tek LOT1 – Segmenti me gjatësi prej 800m, e me gjerësi prej 7,5m. Jemi të përkushtuar që punët të ecin me ritme sa më të shpejta, veçanërisht në prag të nisjes së sezonit të verës, ku pritet që ky segment të jetë gati për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar kështu lëvizjen dhe rritur parametrat e sigurisë rrugore”, u shpreh Durmishi.