Janë nisur drejtë QKUK-së me autoambulancë 2 nxënësit e goditur nga rryma në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.>
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në
Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat
janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me
institucionet përkatëse po trajton rastin”, thuhet në përgjigjën e Policisë.


























