Bëhet fjalë për arkitektin me famë ndërkombëtare Përparim Rama, i cili pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës, shkruan Kosova Post.
Sot portali Telegrafi shkruan se Rama ka pranuar ofertë nga njëra prej partive politike në Kosovë, për të qenë kandidat për Prishtinën. Po ashtu bëhet e ditur se ai këtë ofertë e ka pranuar.
Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.
Përndryshe Rama është themelues i 4M Group me seli në Londër, arkitekt dhe artist konceptual./KosovaPost/